23.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Haradinaj kritikon Kurtin për injorimin ndaj thirrjeve të Amerikës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me kryeministrin Albin Kurti, pas ndodhive të fundit në veri.

Haradinaj duke kundërshtuar veprimet e Qeverisë së Kosovës, ka pyetur nëse Kurti ka marrë ndonjë shpërblim nga Rusia, pasi në shumë raste, ai thotë se kryeministri e kundërshtoi Amerikën.

“Nuk duhet me besu se është fitore për ne kur e dërgojmë një kryetar komune me policë, nuk është pamja jonë, nuk kemi nevojë për këtë. Nëse nuk e dëgjon Amerikën në tabela, nuk e dëgjon për kthimin e serbëve në punë, nuk e dëgjon për këshillën që kryetarët nuk kanë legjitimitet të votës, ata nuk janë të votuar, nuk kanë as 5 për qind votë, atëherë pyetja shtrohet a ke marrë ndonjë shpërblim prej Rusisë?”, ka thënë Ramush Haradinaj pwr RTV Dukagjini.

Më tutje Ish-kryeministri thotë se Qeveria duhet të tregohet e kujdesshme në çështjet e sigurisë.

“Çështjet e sigurisë nuk janë hajgare dhe nuk janë popullizëm i votës. Ato kanë pasoja nëse shkojnë në drejtim të gabuar. Është i pafalshëm ky skenar i Kurtit që e ka detyru edhe sekretarin Blinken me reagu në mënyrën që ka reagu”, shtoi Haradinaj.

Por pavarësisht që gjuhë të ashpër përdori për ezkeutivin, Haradinaj ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar gjatë tensioneve të së premtes.

Theksojmë se të premten kryetarët e zgjedhur në pjesën veriore të vendit shkuan në Komunë për të ushtruar detyrën e tyre.

Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe gaz lotsjellës, teksa u raportua se pesë policë u lënduan dhe disa makina të tyre u dogjën.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar fuqishëm veprimet e Kosovës, duke i kërkuar që të shtensionojë situatën.

BE-ja ka kërkuar që Prishtina të mos marrë veprime të njëanshme, ndërkaq Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...