Edi Rama ka paralajmëruar se në pranverë do të ketë zgjedhje brenda partisë.
Ai tha se pranverë do të kenë një Kongres zgjedhor, për një Kryesi dhe Asamble të re.
“Ne duhet të fillojmë vitin e ardhshëm nisim punën me platformën, duhet të përgatitemi që në pranverë të kemi kongres zgjedhor të PS për një Kryesi të re dhe Asamble të re, sepse ne nuk na shkon që ata që na votojnë të mos kenë besim.
Nuk na shkon më t’i duam nga larg dhe t’i dëgjojmë nga afër vetëm për zgjedhje njerëzit e punës… Nuk na shkon të flasim për akademinë e partisë dhe akoma nuk e kemi ngritur. Duhet të punojmë shumë seriozisht deri në pranverë dhe të vijmë me një plan rinovimi në të gjitha forumet e mëdha të partisë”, tha Rama.