22.8 C
Tiranë
Saturday, July 11, 2026

Rama: “Nëse duam të kemi parti pas 10 vitesh, duhet të njësohet me vlerat e qëllimet politike në veprim, e jo thjesht në parim”

Në fjalën e tij hapëse në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, tha se partia që ai drejton, duhet t’i nënshtrohet një procesi rrënjësor ristrukturimi për të qëndruar sërish në krye.

Rama theksoi se partitë janë komunitete të hapura për qytetarët, për të dhënë ide, për të krijuar debate konstruktive, e jo hapësira për vende pune.

“Kemi një tufë drejtorësh dhe shefash që e rrethojnë deputetin apo të deleguarin sapo shfaqet në territor dhe të gjithë bashkë rrethojnë kryetarin e partisë kur zbret në territor. Ai rreth i privilegjuarish, nuk flas për individë, por për strukturën keqbërëse, është një nga armiqtë e një transformimi jetik, nëse duam një parti që të fitojë përsëri e përsëri besimin e shqiptarëve. Shëmbëlltyra e asaj parie e kapardisur nëpër rrugë e nëpër kafene, në lokalitetet e vendit duhet zhdukur nga sytë e popullit, nëse duam që shqiptarët të na afrohen shumë më shumë mes dy palë zgjedhjeve dhe nëse duam që Shqipëria e kësaj periudhe e historisë, ne kemi fatin ta shkruajmë për aq sa na takon, pas dy zgjedhjeve të ardhshme të ngjitemi në majën që na takon, e më pas t’ia kalojmë stafetën brezave të tjerë që do të na çojnë në maja më të larta. Padiskutim që një parti e madhe që nuk fiton dot zgjedhjet s’ka si vë në jetë asgjë për ato që është krijuar. S’ka më keq se sa një parti e madhe që lidhet me një zinxhir të pandërprerë humbjesh, pa i hequr asnjë vlerë të patjetërsueshme makinerisë zgjedhore. Të rinjtë në një pjesë të madhe sot vazhdojnë votojnë sipas traditës familjare, por në këtë kohë kur jeta e fëmijëve tanë, e më të rinjve, është e kërcënuar për shkak të zhytjes dhe mbytjes në mbroçkullat që e transferojnë trurin gjetkë të shkojë duke rënë.

Pra vota për traditë familjare. Kjo i bën partitë gjithnjë e më të huaja për qytetarët dhe qytetarët gjithnjë e më indiferentë dhe apatikë. Ndërkohë që partitë humbasin një funksion bazë të tyre, kjo nuk është thjesht të fitojmë zgjedhje, të qeverisim apo të bëjmë opozitë, por është të kultivojmë kulturën politike e demokratike, të një vendi me të gjithë komponentët e saj. Këtë humbje, për demokracinë, e paguan shumë shtrenjtë shoqëria në formën e degradimit kontakt të bashkëjetesës demokratike. Partitë u japin qytetarëve shembujt më të shëmtuar të vulgaritetit, provincializmit të kapardisur, natyrisht e gjitha kjo fillon nga ne, qoftë për keq e qoftë e për mirë nëse duhet të adresojmë.

Nëse duam të kemi parti pas 10 vitesh, duhet të njësohet me vlerat e qëllimet politike në veprim, e jo thjesht në parim. Përgjegjësia është e jona në radhë të parë, e më pas shtrihet me nivele. Partia jonë duhet të hyjë në një proces, në një hapësirë pjesëmarrjeje, edukimi politik dhe përkushtimi vullnetar. Një parti serioze duhet të krijojë përmes lashmërisë së aktivitetit, e jo përmes trumbetës: Eja mblidhuni këtu këtu se erdhën zgjedhjet”. Jo. Në radhë të parë lidhet me secilin prej nesh, me forcën e shembullit. Unë nuk do të dorëzohem në këtë pikë, nuk e di a do ia dal, por nuk do të dorëzohem”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...