5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rama nga Londra: “Shqipëria mirëpret anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Londra, ku merr pjesë në panelin e Chatham House me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, se Shqipëria pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje, duke shtuar se procesi i integrimit nuk mund të jetë “gjithçka ose asgjë” për sa kohë vendi është vetëm kandidat.

Mesazhi kryesor i Ramës

Rama theksoi rëndësinë e një qasjeje të balancuar ndaj integrimit:

“Procesi s’mund të jetë gjithçka ose asgjë. Sa kohë je vetëm kandidat nuk ke asgjë. Nga kjo shtysë që ne bëmë, ia dolëm të gjejmë vesh që na dëgjuan për të pasur para shtesë për të financuar reformat.”

Ai shtoi se BE-ja ka sfida të brendshme për sa i përket konsensusit mes vendeve të mëdha dhe frustrimeve që lindin rreth vendimmarrjes:

“Kur të na shihni ne do thonë ‘Oh Zot, kemi më shumë nga ata që sjellin telashe’, dhe në fund thua ‘jo, jo’. Pastaj vendimi ka veto, kanë të drejtë jo për veton, por për faktin që janë kaq të frustruar.”

Sipas Ramës, marrja e statusit të plotë anëtarësimi me të drejta të kufizuara për veto është e mirëpritur, por do të jetë e kushtëzuar nga reforma e brendshme e BE-së:

“Marrja jonë si anëtar me një status ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada.”

Rama nënvizoi gjithashtu se Shqipëria do të jetë pjesë e vendimmarrjes së BE-së me një rol konstruktiv, duke ndjekur linjat e reformave dhe duke marrë pjesë në sukseset e Bashkimit Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...