8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Rama nis samitin: Sot është një moment kyç i procesit tonë, thirrje 3 vendeve të tjera të na bashkohen

Ka nisur samiti i ‘Open Ballkan’ sot në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se ky është një moment kyç për procesin pasi do nënshkruhen marrëveshjet për lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve apo për të përmirsëuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Rama theksoi po ashtu se ftesa për t’ju bashkuar nismës është për çdo shtet pasi mundëson forcimin e marrëdhënieve mes shteteve dhe krijimin e një tregu cilësor e të përbashkët.

Rama: Miq të rajonit, është kënaqësi të uroj mirëseardhjen në Tiranë sot. Jam shumë i kënaqur tju them se sot është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të shkruhen do të përcaktojnë hapa të rëndësishëm për të garantuar lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

Duke bërë thirrje për gjithëkënd që do të bëhët pjesë sepse është nismë për të gjithë.
Në fushën e lirisë së lëvizjes së mallrave do nënshkruhet marrëveshja 3 palëshe për eksport-importet.
Marrëveshje që është nënshkruar në korrik në Shkup.
Më lini që këtu ti kthehem faktit se sa herë kemi rënë dakord në parim për këtë gjë. Mund të tingëllojë teknike por marrëveshja jep mundësi të jashtzakonshme për bizneset dhe prodhuesit tanë bujqësore.
Është një aspiratë, që çdo hap i bashkëpunimit e bën Ballkanin më të hapur dhe drejt integrimit në BE. Do të lehtësohen procedurat e lëvizjes tregtare, ekipet kanë bërë një punë të mrekullueshme.

Po ashtu do hiqen lejet e punës. Ne, flasim për gjëra realisht konkrete dhe po marrim hapa për më shumë mundësi për qytetarët tanë.

Do përmirësohet ndërlidhja, do zgjerohet lista e shërbimeve pavarësisht se ku ndodhen qytetarët tanë. Duhet kaluar nga klisheja e konkurrencës,, duke krijuar nje treg të përbashkët. Në deklaratën e samitit në Beograd I kërkuam BE të eksplorojë disa pika si novacioni, arsimi i lartë, tregtia apo shërbimet elektronike. Kemi ftuar sot rektorë dhe dekanë të universiteteve tona.

Universitetet tona do të kthehen në qendra të kërkimit, do u kërkoj të gjithë partnerëve të mbështesin një rrjet të tillë. Më lini që të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur duke përsëritur thirrjen për gjithkënd që të bëhet pjesë, pasi Ballkani i Hapur është nismë përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar tri të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje. Ndërkohë që ne po ecim përpara për më të mirën e njerëzve tanë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...