26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Rama për ata që komentojnë marrëdhëniet mes tij dhe homologut Kurti: “Ishte një qen që lehte dhe nuk lehu më”

Nga Prishtina, ku u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive këtë të hënë, kryeministri Edi Rama nuk e kurseu ironinë për ata që komentojnë marrëdhëniet mes tij dhe homologut Albin Kurti.

“Me shumë sinqeritet dhe respekt, faleminderit për këtë mundësi, faleminderit dhe për ndalimin e shiut se ka pasur here pas here reshje 20 minuteshe që mund të prishnin problemet. Ishte një qen që lehte dhe nuk lehu më, çka mbase jep një mesazh për të ngjashmit e tij në botën e njerëzve që kërkojnë të fusin vazhdimisht xixa mes nesh dhe kerkojne te shohin patjeter ceshtje te hapura mes meje dhe homologut këtu. Nuk ka te tilla sepse ne jemi shumë të hapur dhe çështjet për te cilat nuk merremi vesh, kemi kënaqësinë e madhe t’i ndajmë duke u marr vesh të mos merremi vesh. Me të falat përkatëse për qenin, une e konsideroj të hapur këtë mbledhje” , tha kryeministri.

Ndërkohë përdori dhe një detaj për të kritikuar Vetëvendosjen kur tha se që “kur ka marrë Qeverinë, këto gërmat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre”.

“Ne na lejohet të bëjmë edhe vërejtje këtu, se mbledhje pune është. Që kur vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto gërmat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre. Është fakt I njohur që VV është forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore”, shtoi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...