Pasi fitores së parashikuar të Emmanuel Macron, kryeministri i vendit Edi Rama e ka uruar përmes një postimi në Twitter ku poston dhe foton e presidentit të rizgjedhur të Francës që ka mbuluar ndërtesën e ‘Akademisë së Arteve’.
Krahas fotos, Rama shkruan se uron që Macron të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë.
Postimi i kryeministrit në Twitter:
Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë.