30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Rama për një vizitë të mundshme në Kiev:”Ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm”

Gjatë vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka pasur një komunikim dhe me gazetarët shqiptarë, që fluturuan bashkë me të në Berlin. Rama nuk preferoi që të fliste në lidhje me situatën politike në Shqipëri, duke thënë se tema të tilla mund të diskutohen edhe në Tiranë.

“Nuk e kuptoj pse lodheni që ti bëjmë këto pyetje këtu në Berlin, kur të kthehemi në katundin tonë, flasim dhe për këto tema”, tha Rama, duke ua prerë shkurt gazetarëve ”kalojmë te pyetja tjetër”.

Çfarë note do ti vinte vizitës zyrtare në Gjermani, Rama u përgjigj pa asnjë hezitim, 10, duke e vlerësuar lart edhe qëndrimin e mbajtur nga kancelari Scholz.

Teksa u pyet për deklaratat e këtij të fundit, se Shqipëria duhet të bëjë më shumë sa i takon Reformës në Drejtësi, Rama tha se këtë gjë e di edhe qeveria që ai drejton, edhe është duke punuar për përparimin e reformave.

“Shqipëria e ka merituar hapjen e negociatave zyrtarisht, nuk kemi nevojë që të vijmë deri në Berlin që të na thojë kancelari që ne duhet të bëjmë më shumë, është diçka që unë e them vetë përditë.

Kemi pasur një bashkëbisedim shumë të mirë, dhe interesant për një sërë temash, thelbi i problemit në procesin e Berlinit, nuk është as në Berlin dhe as në Bruksel, është në Ballkan”, u shpreh Rama.

Në fund të komunikimit gazetarët e pyetën Ramën në lidhje me një vizitë të mundshme në Kiev, ku kryeministri tha se për momentin një protagonizëm i tillë nuk ishte i nevojshëm.

“Ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm, mendoj se nuk është momenti që tju zë radhën të tjerëve. Nëse do të vinte radha, padyshim që do e pranoja këtë vizitë me respektin më të madh”, përfundoi fjalën kryeministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...