11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Rama propozon një draft për zgjidhjen e krizës në Kosovë ,pa marrë dakordësinë e Kurtit

Kryeministri Edi Rama ka propozuar një draft për zgjidhjen e krizës në Kosovë, pa marrë dakordësinë më parë të kryeministrit Albin Kurtit.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk ka ndarë asnjë informacion në lidhje me draft propozimin për zgjidhjen e krizës në Kosovë me vetë Kurtin, ndërkohë që refuzoi që të përgjigjej në lidhje me arrestimin e Vangjush Dakos, mikut dhe aleatit të tij politik.

“Nuk kam asnjë minutë kohë për të humbur në lidhje me këtë temë”, tha Rama.

I pyetur se pse e sulmon Albin Kurtin, kur në fakt ai po zbaton ligjin për komunat në Veri të Kosovës, me zgjedhje të pranuara ndërkombëtarisht, Rama tha se të gjitha këto janë insinuata të gazetarëve.

“Unë nuk jam këtu për të sulmuar Albin Kurtin, unë jam këtu për interesin ndaj Kosovës”, vijoi Rama.

Më herët kryeministri deklaroi me bindje se Kosovës nuk i rrezikohet asgjë nga Serbia, që prej vitit 1999.

“Uroj dhe lutem që Kosova të mos sanksionohet për qëndrimin e saj, jam sot këtu për të ndarë diçka që nuk e kam thënë më parë, që nyja e debatit do të ishte asosacioni i komunave serbe, dhe jam i bindur që asnjëra nga palët nuk e do këtë, duke mbajtur të hapur krizën me lloj lloj artificash.

Dje i kam përcjellë Scholz dhe Macron një draft të asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni BE dhe SHBA, është punuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kur palët, dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë.

Palët nuk po merren vesh as se kush duhet të shkruajë këtë tekst, ky është një dokument konfidencial, i cili nuk pretendon që të jetë zgjidhja ideale, por që ju siguroj që është themeli për krijimin e asosacionit.

Unë jam i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës në sy të pranisë ndërkombëtare, që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme.

Kërcënimi për Kosovën është zero, që nga vitit 1999, është një kërcënim që ekzsiton vetëm në mendjen e politikanëve të Kosovës, që duan ta përdorin për politikën e brendshme. Serbia nuk ka mundësi që ti prekë Kosovës një qime floku”, tha Rama

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...