35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Rama reagon për protestën e pedagogëve: “Nuk jeni as si pensionistët, as policët e zjarrfikësit, ta harrojnë rritjen e pagës, ta nxjerrin vetë”

Kryeministri Rama ka reaguar ditën e sotme për protestën e pedagogëve ndërsa kundërshtoi fortë rritjen e pagës për ta.

Sipas tij sindikata e tyre drejtohet nga antëar i SHIK-ut ndërsa tha se ata që dalin në protestë të harrojnë rritjen e pagës dhe se duhet ta nxjerrin vetë me anë të projekteve.

Ai shtoi se mesazhi i tij për pedagogëet ishte i thjeshtë, “nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit”, ndërsa shtoi se ata kanë autonomi dhe pagën mund ta nxjerrin vetë me projekte.

Në fund të fjalës së tij në Gjirokastër ai iu drejtua kryebashkiakut Golemi duke i thënë: Do t’i lë amanet pedagogët e foltores në Gjirokastër, thuaju hajde tu mësoj si merren paratë me projekte e mos rrini të bëni selfie te dera.

“Ata pedgaogët me një të SHIK-ut n krye që kërkojnë rritje page kur jo vetëm u është rritur por më shuymë se të tjerët, që pervëç qeverisë ua rrit autonomia. Autonomia është përgjegjësi, ata që dalin ta harrojnë rritjen, sepse do e kenë zjarrfikësat dhe pensionistat të parët. Mesazhi im është i thjeshtë, nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit as policët e zjarrfikësit. Jeni me autonomi, do e nxirrni vetë me projekte. Pjesa më e madhe e pedagogëve nuk dalin për të bërë selfie te dera për t’i nxjerrë mediat por janë në mësim”, u shpreh Rama.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...