9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Rama: Rritja e pensioneve dhe pagës minimale në 500 euro, prioritet i mandatit të katërt

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e pensioneve do të jetë një nga shtyllat kryesore të mandatit të katërt të qeverisë, ndërsa fondet për këtë reformë janë tashmë të parashikuara në projektbuxhetin afatmesëm.

Në episodin e gjashtë të podkastit “Flasim – Zëdhënës malesh”, Rama tha se qeveria ka vendosur objektiva “të qarta dhe ambicioze” për rritjen e pensioneve, të shpallura që para zgjedhjeve.

Sipas tij, synimi është që pensioni mesatar i plotë në zonat urbane të arrijë në 400 euro, ndërsa ai në zonat rurale të shkojë në 180 euro.

Rama theksoi se kjo reformë ecën paralel me rritjen e pagave, e cila do të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.

Ai rikujtoi se paga minimale, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, do të jetë jo më pak se 500 euro, duke garantuar se askush në Shqipëri nuk do të paguhet nën këtë nivel.

“Kjo rritje e pensioneve dhe pagave synon të përmirësojë standardin e jetesës dhe të forcojë mbështetjen sociale për vitet në vijim,” u shpreh kryeministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...