10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Rama: “Skavica do të na japë mundësinë e prurjet mos t’i derdhim, por t’i mbajmë rezervë, t’i shesim me çmim të lartë”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me ndërtimin e Skavicës do të bëhet e mundur që rezervat e ujerave të mbahen në këtë HEC dhe të shiten me një çmim të më shtrenjtë.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ulja e TVSh deri në 20% për çmimin e energjisë për konsumatorët nuk do të ndryshonte asgjë.

“Ajo s’doni të kuptoni dhe në këtë rast ju që jeni midis nesh dhe publikut, pasi qytetarët janë në një tjetër pozicion dhe janë në të drejtën e tyre në kushtet kur kanë ankthin që mos të dëgjojnë argumentet. Energjia shitet lirë sepse shitet kur nevoja në treg është e ulët. Si rezultat i faktit se ne nuk e mbajmë dot, se për ndryshe duhet të përmbysim dynjanë. Se për çfarë arsye do e shisnim? Për ça arsye po e ndërtojmë Skavicën. Ajo do të na japë mundësinë e prurjet mos t’i derdhim, por t’i mbajmë rezervë. Nëse do të kemi atë, do të bëjmë një lojë tjetër, që do të kemi fuqinë që të diktojmë ne se kur dalin në treg për të shitur, dhe jo pamundësia për ta mbajtur. O do e derdhim, ose do e shesim.

Skavica që ka filluar tani nga puna dhe do të ndërtohet brenda këtij mandati, me ndihmën e Zotit, se ndodhin gjëra që janë rrugës, do të na japë mundësi që të ruajmë rezerva. Ujë mund të kesh, por po nuk pate ku ta rezervosh, ça do bësh? Do rrish në dush gjithë ditën apo do e lësh që të ikë. S’ka prova që këto ulje sjellin benefite te konsumatori. Siç ndodhi te imputet bujqësore. Kush përfituan? Ata që i shesin. Sa i përket Francës, mos bëni ngatërresa, pasi ajo është në pozicion të jetë dhe s’ka problem nga kjo krizë sot. Franca e ka me sustë; hap centralin rrit prodhimin. Gjermania e ka problemin se ka mbyllur centralet nukleare duke u varur më shumë nga gazi që vjen nga Rusia. Këto kanë lidhje me ne, se jemi pjesë e të tërës. Nëse del jashtë, tregu nuk pyet, a quhesh Muhamed Veliu apo Edi Rama!”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...