18.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

“Rama sot ishte i nxirë në atë recitim që bëri”, Berisha mbledh krerët e PD-së

Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme në Tiranë, një takim me krerët e degëve të PD-së dhe FRPD-në. Gjatë fjalës së tij, Berisha foli dhe për marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt. Kryedemokrati e shikon aktin e sotëm të mbjelljes së pemëve nga Rama dhe 61 kandidatët për Kryebashkiakë, si një përgjigje ndaj Veliajt, i cili shpesh është marrë me mbjelljen e pemëve në kryeqytet. Berisha shprehet se, ka një armiqësi mes dy të majtëve, një armiqësi e thellë, që transmetohet nëpërmjet këtyre simbolikave, por që në fund Berisha thotë se kokën le t’ia hanë njëri-tjetrit.

Berisha: Rama sot ishte i nxirë në atë recitim që bëri sot. Ajo nxirje flet shumë. E parandien humbjen e tmerrshme. Erion Veliaj u tha qytetarëve se kur Rama ishte kryebashkiak ata merrnin vetëm 2 orë e gjysmë ujë, edhe këtë e gënjeu sepse nuk rri dot pa gënjyer. Ky po ja kthen me pemë, po mbjell 1 muaj rresht 60 pemë në ditë, 1800 pemë, për t’i thënë që ai pylli me 1 milionë pemë është më i shtrenjtë. Ata janë aq të regjur, armiqësia e tyre është e thellë. Kokën le t’i hanë njëri-tjetrit, do japin përgjigje në 14 maj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...