13.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Rama sulmon Berishën nga Korça: “Si mundet që një non-grata nga SHBA të mos ketë lidhje me financimet ruse”

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Sali Berishën nga Korça lidhur me financimet ruse në Partinë Demokratike.

Rama tha se një person i shpallur non-grata nga SHBA, nuk ka se si mund të mos ketë lidhje me këto financime.

Sipas Ramës, ish-kryeministri Berisha po përdor situatën aktuale ekonomike si pretekst për të sulmuar qeverinë dhe për të nxitur qytetarët që të dalin në protesta dhe të shkatërrojnë çdo gjë.

Rama: Pse e bëri PD që të pranojë financimin rus? Si shpjegohet nongrata e një ish-Presidenti që është takuar dhe respektuar nga Presidentët amerikanë, i një vendi të NATO-s nëse nuk ka lidhje me këtë që po them unë. Nuk ka as më të voglin diskutim.

Shikoni si gjithë propaganda sot, zhvillohet në këtë linjë dhe se si njerëzve të cilët me të drejtë janë të shqetësuar për shkak të presionit financiar, nuk është e lehtë. Ne e kemi neutralizuar deri tani goditjen për çmimin e energjisë. E kemi mbajtur inflacionin më të ulët se gjithë vendet e rajonit.

Si shpjegohet që kjo tani, përdoret kaq egërsisht duke u shoqëruar me shpifjet nga më ekstremet, për të shfrtytëzuar një moment të vështirë psikologjik, i treti në rradhë, për të nxitur njerëzit të dalin dhe të shkatërrojnë çdo gjë.

Më falni, a ka nevojë për shumë fjalë dhe për shumë argumente ajo që u kujtua këtu përpara se të dilja unë, dhe juve që këtu e keni pasur realitetin tuaj. Në një qytet ku kishte vetëm një vend për të fjetur. Nuk kishte ku të dilje natën se mund të humbisje në gropë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...