31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Dështimi i negociatave për bashkimi e PD: “Ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur grupit të Alibeajt, i cili sot njoftoi se negociatat për bashkimin e PD kanë dështuar. Në një prononcim për mediat, nga jashtë selisë blu, Berisha u shpreh se ata nuk duan as statut dhe as primare.

Ish-kryeministri paralajmëroi se “ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq”, ndërsa shtoi se “Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje”.

Berisha u shpreh se me kryetaret e degëve te PD për Tiranën do te jepen udhëzimet për përgatitjen e protestës se 12 nëntorit.

“Statuti i 11 dhjetorit është Kushtetuta e pathyeshme e PD-së së Rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloj kompetence për tu shkelmuar. Ai është dokumenti bazë i PD-së në momentet kur ajo ndodhej përballë alternativës ‘të ishte apo jo’. Është ky statut që përben themelin e fitores në zgjedhjet e 14 majit, por para saj leksioneve historike që do marrë klika e Edi Ramës ose të themi çeta e hajdutëve të Ramës nga qytetarët.

Sot unë kam një takim me kryetarët e degëve të PD të Tiranës, për të dhënë udhëzimet dhe për të bërë diskutimet për përgatitjet për protestën e jashtëzakonshme. Ju nuk mund ta imagjinoni sa zien sot urrejtja ndaj Edi Ramës dhe ndaj bandës së tij në qeveri.

Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Një grup deputetesh erdhën pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për cdo post në këto bashki, të paraqitnin kandidaturat ose në përputhje me statutin të krijonin fraksionin. Ata nuk duan, as statutin as fraksionin dhe as primaret.

Ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq, kjo do të thotë do ta shifni ditët e ardhshme”, theksoi kreu i PD-se.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...