23.5 C
Tiranë
Sunday, May 11, 2025
spot_img

Rama takim me punonjësit e sigurisë, zbulon sa do të rritet paga e tyre

Kryeministri Edi Rama ka pasur sot një takim me punonjësit e sigurisë, me të cilët ka diskutuar në lidhje me planin për rritjen e pagave dhe në këtë sektor.

Rama tha se qeveria është e vetëdijshme se sistemi i sigurisë meriton më shumë vëmendje.

“Jemi në kushtet që mund të bëjmë një rritje pagash të konsiderueshme, është rritja më e madhe historike e pagave, me këtë rast dua tju them të gjithëve se të gjithë punonjësit e policisë, përfshirë sektorin e burgjeve, kanë merituar dhe meritojnë më shumë.

Nuk e kemi vënë në dyshim që ajo që kemi bërë nuk është e mjaftueshme, por shpenzimet në një shtëpi varen nga mundësitë, dhe një shtëpi që nuk do të zhytet në borxhe. Ju keni dëgjuar nëpër sektorët e tjerë, rritja do të bëhet me dy hapa, një pjesë tani, dhe një pjesë në harkun kohor të një viti.

Rritja e menjëhershme e pagave,  që do të bëhet tani, ku do të përfitojnë më shumë se 15 mijë punonjës, do të jetë pak a shumë si vijon:

Paga e çdo niveli nuk është njësoj për të gjithë, sepse ka vjetërsi pune dhe disa kushte të tjera. Sot paga e drejtuesit madhor do të rritet me 48 mijë lekë më shumë. Paga për drejtuesin poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24 mijë lekë, për komisarin shtohet me 21 mijë lekë, për inspektorin e parë shtohen me 20 mijë lekë.

Edhe për burgjet është një rritje e ngjashme. Po ashtu kemi rritjen e pagës për punonjësit e zjarrfikësve. Të gjitha këto rritje janë mesatarisht 20 mijë lekë në muaj. Vazhdojmë me nivelin e dytë, të gjitha kategoritë e mësipërme për të gjithë sistemin do të rriten sërish në Prillin e ardhshëm.

Kjo rritje uroj dhe besoj që nuk do të jetë e fundit”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Edi Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

0
Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe të...

Horoskopi ditor, e Diel, 11 Maj 2025

0
♈ Dashi (21 Mars – 19 Prill) Dita mund të sjellë luhatje emocionale dhe sfida në komunikim. Në marrëdhëniet personale dhe në punë, kujdes me...

Parashikimi i motit, e Diel, 11 Maj 2025

0
Më 11 maj 2025, Shqipëria do të përjetojë një ditë me mot të ndryshueshëm, të karakterizuar nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në zonat veriore...

Zgjedhjet Parlamentare 2025: 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen kutive të votimit, për herë të...

0
Të dielën, më 11 maj, 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e...

Orë para tragjedisë, Festim Isufi dhe gruaja promovonin ofertat e biznesit

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin e Kosovës, ku dizajneri i njohur Festim Isufi është gjetur i vdekur në banesën e tij...