26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Rama takon fermerët në Tropojë: Edhe pse shpesh s’na keni votuar…

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar sot takim me fermerët në Tropojë.

Rama u shpreh se qeveria e tij ka investuar shumë për turizmin e këtij qyteti dhe vetëm këtë vit Tropojën e kanë vizituar mbi 150 mijë turistë. Ai tha ndër të tjera se paçka nuk ka marrë votën në këtë zonë, qeveria do kryejë një sërë investimesh për zhvillimin ekonomik.

Rama: Si kudo, edhe këtu programi i “Rilindjes Urbane” i ka hapur rrugë një zhvillimi të turizmit që deri dje ishte një dëshirë e bazuar te mrekullitë e natyrës pa asnjë kontribut të qeverisë. Në këtë zonë ne nuk jemi mbështetur me votë në mënyrë të shpeshtë, ne kemi bërë atë që të gjitha qeveritë e tjera sëbashku nuk e kanë bërë. Punë dhe investime, që kanë ndryshuar frymën, ngjyrën dhe fuqinë tërheqëse të qytetit. Këtë vit në Tropojë mbi 150 mijë vizitorë vendas dhe të huaj. Ambicia jonë është që këta vizitorë të qëndrojnë gjatë. 2700 hektarë t pyllit të gështenjave i janë dhënë bashkisë, që të bëjë ndarjen sipas atyre marrëveshjeve që janë në territor. Ndarje në funksion të shfrytëzimit. Bashkia do ta administrojë çështjen e pronave.

Përpunimi i boronicave, kthimi i tyre në reçel, është realitet i ri që duhet ekspozuar. Mediat për zonën tuaj vetëm lajme të këqija kanë publikuar, ndërkohë këtu ka njerëz që me vështirësi ja dalin të sigurojnë të ardhura. Puna e dorës mund të kthehet hap pas hapi në një mënyrë për të siguruar të ardhura të larta, asaj nuk i humbet asnjëherë vlera.

Më bëri shumë përshtypje një artikull i një gazetareje britanike që thoshte vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur. Shqipëtarët sot po bëjnë atë thoshte që bota e ka bërë që në lindje të saj, po bëjnë atë që sot e bëjnë dhe njerëz të Britanisë që jetojnë në zona të vështira dhe shkojnë në Londër.

Nuk është e drejtë tu thuhet njerëzve rrini këtu, mos ikni, janë në të drejtën e tyre të marrin vendimin e tyre sepse shyqyr zotit nuk jemi në bunkerin e komunizmit, nga ana tjetër sot është fakt që në Shqipëri nëse do t’i krijosh vetes mundësi ja krijon. Në fshat sidomos janë të pafundme. Nëse në Tropojë sot vijnë 150 mijë turistë, do të thotë që ka një treg për këdo që jeton në fshat, me shtëpinë e vjetër dhe tokën rreth e rrotull ke mundësi ta kthesh në pikë që tërheq disa prej tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...