Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për rëndësinë e investime infrastrukturore për rritjen e numrit të turistëve në vend.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se Lungomare ka rritur vlerën e pasurisë së patundshme të qytetarëve që janë aty, në shifra që nuk i kishin imagjinuar kurrë, sipas tij.
“Flitet për Lungormare në aspektin estetik, por në fakt përtej asaj që duket në atë zonë kanë ndodhur dhe disa gjëra që nuk duken. Më e rëndësishme është që njerëzit që kanë prona në atë zonë janë më të pasur sot, kjo i ka bërë njerëzit më të pasur. Pasuria e tyre e patundshme është rritur në nivele që nuk i mendonin. Në Kume ku deri para disa kohësh duhet të futeshe me çizme, brenda pak vitesh to shtëpi do jepen me qira për pushuesit, banorët atje do futen në sistem airbin, ku do kenë turistë të huaj. Zona po del në dritë me një investim që është i konsiderueshëm. Por është asgjë në raport me fitimin që do sjellë, sot Vlora po hyn në një fazë ku nevoja për shtretër do rritet në pikën e një krize të madhe. Kush ka shtretër në Vlorë do vazhdojë të rrisë çmimet. Rritja e çmimeve mund të duket problematike, por në fakt në aspektin e industrisë turistike, është shenja e rritjes së një ekonominë tërësore, është sfida jonë që të shtyjmë së më shumë për ndërtimin e infrastrukturës që të kemi sa më shumë shtretër.
Duke pasur parasysh aeroportin, vlerësojmë se mungojnë 2000 shtretër. Duhet të vazhdojmë të b bëjmë atë që kemi nisur. Ndodh shpesh që kur nisim një punë, ngihen ata që thonë “s’kemi bukë, ku ngrini sheshe”, “hajde shikoni tek x lagje, shihni ça bëhet”, është konceptim i gabuar, jo se s’ka nevojë në një x lagje, por nëse e nis nga andej s’ka asnjë shans që të rrisësh kapacitet e konsumit dhe ekonomisë.”