6.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rama: Zgjedhjet e 11 Majit të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me BE-në

 

Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për të ardhmen e Shqipërisë dhe procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE). Gjatë një mbledhjeje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Rama shpjegoi se situata dhe konteksti i këtyre zgjedhjeve janë të pazakonta, ndërsa nënvizoi se një fitore e PS-së me një mbështetje të fortë popullore do të ishte e domosdoshme për të mbyllur procesin e negociatave dhe për të siguruar një kalendar të paprecedentë të punës.

Rama theksoi se shpejtësia me të cilën Shqipëria ka avancuar në hapjen e kapitujve të negociatave është një arritje e jashtëzakonshme, duke shtuar se aktualisht 1000 persona janë angazhuar çdo ditë në këtë proces. Ai përmendi gjithashtu rëndësinë e shmangies së humbjes së kohës, duke theksuar se çdo vonesë mund të mbyllë mundësinë e anëtarësimit në BE për një periudhë të pacaktuar.

Situata edhe vetë rëndësia dhe konteksti i këtyre zgjedhjeve është shumë i pazakontë. Mundësia që marrëdhëniet tona me BE dhe e anasjellta të kthehen sërish në: i keni bërë përparimet por duhet të bëni akoma, dhe që KE të kërkojë KiE të hapë dyert e të dalin shtetet që pengojnë procesin, është një mundësi që nuk është përjashtuar. 

Përkundrazi, sot për sot është re lënë mënjanë sepse interesi i BE për t’u forcuar në të gjitha drejtimet e për të parë procesin e zgjerimit si një nga drejtimet e forcimit të vet është më i madh ese çdo gjë tjetër. 

Këtu është edhe përputhja e rrethanave të brendshme tona dhe BE, dhe kjo është dritarja që nuk do të lejojmë të humbet si mundësi. Kemi dakordësuar më BE një kalendar negociatash që është i paprecedentë në proceset negociuese të BE me një vend kandidat.

Shpejtësia me të cilën kemi përparuar në hapjen e kapitujve është e paprecedentë, askush nuk ka ecur me këtë shpejtësi. 

Janë 1000 persona të angazhuar që punojnë çdo ditë për negociatat. 40 drejtues të grupeve negociatore dhe një strukturë e cila është bazë e suksesit të negociatave.Dhe qoftë edhe për të mos lëvizur me asnjë ditë procesin e planifikuar të punës së gjithë kësaj armate njerëzish, 11 maji duhet të jetë vula e vullnetit popullor për ti dhënë mandatine 4 PS me një mbështetje si kurrë më parë që të mbyllim procesin e të mos humbim asnjë ditë, sepse nëse do të humbim muaj dritarja do të mbyllet dhe nuk dimë se kur rikthehet në axhendë anëtarësimi”.

 

Në fund, Rama kërkoi që më 11 maj të dëshmohet vullneti popullor për të mbështetur procesin e integrimit dhe për të vazhduar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...