21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Raporti i Entit të Ujit: Vetëm 57% e popullsisë së vendit ka kanalizime, zonat rurale mbeten jashtë shërbimit

Mbulimi me kanalizime në Shqipëri ka shënuar një rritje të lehtë gjatë vitit 2024, por vendi vijon të mbetet larg objektivit kombëtar. Sipas Entit Rregullator të Ujit (ERU), i cili ka publikuar raportin e fundit të performancës, vetëm 57% e popullsisë ka akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura, ndërsa mesatarja kombëtare e kërkuar është 75%.

Sipas të dhënave, për vitin 2024 janë shtuar 7,616 lidhje të reja, duke çuar numrin total të lidhjeve me kanalizime në 738,854. Në total, 2,535,858 banorë kanë akses në këtë shërbim, ndërsa pjesa tjetër, kryesisht në zonat rurale, mbetet jashtë rrjetit.

Raporti thekson se rritja e mbulimit ka ardhur kryesisht si rezultat i investimeve në zonat urbane, ndërsa zonat rurale kanë mbetur pas. Shumë fshatra ende nuk kanë rrjete kanalizimesh dhe banorët detyrohen të përdorin gropa septike për shkarkimin e ujërave të ndotura.

“Fondet për investime në shërbimin e kanalizimeve kanë qenë të pakta, gati sa një e treta e investimeve për furnizimin me ujë. Prioriteti ka qenë përmirësimi i furnizimit me ujë në zonat urbane, duke lënë në hije nevojat e zonave rurale”, thuhet në raportin e ERU-së.

Një tjetër problem madhor mbetet mungesa e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura (ITUN). Raporti nënvizon se kjo është një sfidë e madhe për sektorin, veçanërisht në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe realizimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030.

“Është e nevojshme të ndërmerren investime të menjëhershme për ndërtimin e infrastrukturës së grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane në shkallë vendi”, përfundon raporti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...