10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rastet me COVID-19 në SHBA u rritën me 11% javën e kaluar/ Shumica e rasteve mes të pa vaksinuarve

Rastet me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara u rritën me 11% javën e kaluar, pothuajse tërësisht mes personave që nuk janë vaksinuar, thanë zyrtarët të enjten, pasi varianti shumë ngjitës Delta u bë lloji dominues i koronavirusit në vend.

Rreth 93% e rasteve me COVID-19 kanë ndodhur në shtetet që kanë një nivel vaksinimi më pak se 40%, tha drejtoresha e Qendrave të Kontrollit tdhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) Rochelle Walensky.

“E thënë thjesht: në zonat me nivel të ulët të vaksinimit, rastet dhe shtrimet në spital janë rritur,” tha zonja Walensky.

Pothuajse të gjitha vdekjet dhe shtrimet në spitale në të gjithë vendin janë mes njerëzve të pavaksinuar, tha Jeff Zients, i cili drejton ekipin e Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj COVID-19.

Në fillim të kësaj jave, CDC-ja tha se varianti Delta i COVID-19 tashmë është bërë varianti dominues në Shtetet e Bashkuara. Varianti, i cili është shumë ngjitës, është bërë gjithashtu dominues në vendet e tjera të botës.

Rastet me COVID-19 po rriten në qarqe që përfaqësojnë 9 milionë njerëz, tha zonja Walensky.

Shtëpia e Bardhë ka në plan të përqendrojë ndihmën federale për vaksinimet dhe trajtimin e rasteve me COVID-19 në disa shtete përfshirë Arkansasin, Mizurin, Nevadën dhe Illinoin, tha zoti Zients.

Mes rritjes së numrit të të prekurve nga varianti Delta, Shtëpia e Bardhë tha se do të dërgojë ekipe të posaçme në zonat problematike në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë po punon gjithashtu për t’i vënë në dispozicion vaksinat COVID-19 në zyrat e mjekëve në të gjithë vendin, shtoi zoti Zients.

Ai tha se përhapja e variantit Delta është veçanërisht e rrezikshme për të rinjtë. Hulumtimet sugjerojnë se ky variant mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë tek të rinjtë sesa variantet e tjera të koronavirusit.

Zonja Walensky shtoi se Shtetet e Bashkuara po shohin shpërthime të COVID-19 në kampet verore dhe veprimtari të tjera në komunitete.

Vlera e aksioneve në Uoll Strit ra të enjten ndërsa përhapja e variantit Delta të koronavirusit shkakton pasiguri për rimëkëmbjen ekonomike./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...