10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ratifikimi i marrëveshjes për pensionet me shtetin Italian: Detajet dhe procedurat e ndjekura

Ratifikimi i marrëveshjes së rëndësishme për pensionet me shtetit italian ishte tema e ditës në emisionin televiziv.

Deputetja socialiste, Milva Ekonomi, tha se kjo nismë u ndërmor vite më parë.

“Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë të cilën kanë punuar dhe kontribuar në shtetin italian por nga ana tjetër do të përfitojnë edhe shtetasit italianë të cilët aktualisht janë të pajisur me leje qëndrimi në vendin tonë dhe ushtrojnë profesionet e tyre në kompani kryesisht italiane ose kompani të tjera me bashkëpunim të përbashkët. Një prej pikave kryesore të kësaj marrëveshjeje është edhe totalizimi i periudhave të kontributeve,” tha ajo.

Deputetja Ekonomi ka dhënë detaje dhe për vetë procesin, që është dashur deri në momentin final të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

“Vetë procesi i ratifikimit në vetvete bazohet në pesë parime kryesore, së pari; parimi i barazisë, së dyti që të përdoret legjislacioni i vendit ekzistues, së treti; që të ketë shkëmbime në administratë së katërti; që të ketë import-eksportin e përfitimeve për personat që kanë përfituar pension për këto vite, dhe së pesti; që të mos jetë një ligj diskriminues.”

Pjesë e marrëveshjes janë tri degë kryesore të sigurimeve shoqërore është pensioni i pleqërisë, pensioni i invaliditetit dhe pensioni familjar, gjithashtu janë sigurimet për sëmundje dhe për lindjet dhe sigurimet për papunësinë.

“Në këto kushte kemi marr përsipër që nëpërmjet këtij ratifikimi që të njihen vitet e punës për gjithë ata shtetasit tanë që kanë punuar në Itali që ti bashkohen të dy përfitimet për periudhën Shqipëri-Itali dhe të përfitojnë në vendbanimin e tyre. Gjithashtu të bëhet kujdes për mbulimin e sigurimeve shëndetësore dhe mbulimin e shërbimeve që kanë nevoje për përkujdesje.”

Më tej gjatë intervistës, Milva Ekonomi sqaron dhe procedura që do ndiqen përllogaritjen e pensioneve për përfituesit.

“Përllogaritja e kontributeve do të bëhen nga Instituti Italian i Sigurimeve sepse ata kanë kontribuar atje por agjencitë do të bashkëveprojnë për të gërshetuar kontributet në vendin tonë dhe atje ku kanë punuar. Rruga që do ndiqen këto etapa janë përcaktuar nga BE-ja por ato do të ndiqen hap pas hapi në momenti kur shtetasi për deklarimin për pension.”

Sakaq ajo shton se, “qytetari thjesht duhet të bëjë kërkesën dhe nuk ka nevojë të paraqitet fizikisht, sepse i gjithë sistemi është i dixhitalizuar. Ajo që duhet të dinë qytetarët është se shuma e pensionit që përfiton në Itali i shtohet dhe shumë e kontributeve që ka në Shqipëri”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...