27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Reagon Ministri i brendshëm i Serbisë mbi situatën në veri të Kosovës/ “Për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe emri i tij është Albin Kurti”

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, ka reaguar mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targave.

Vulin ka fyer kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, duke e quajtur “budalla”.

Sipas tij për të ndezur luftën duhet vetëm një budalla dhe sipas tij ai person gjendet në Prishtinë, duke iu referuar kryeministrit, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Serbia ka arsye për të qenë e shqetësuar. “Njerëzit që udhëheqin në Prishtinë janë qyqarë të vërtetë, dhe mund të presësh çdo prej tyre”, është shprehur Vulin.

Sipas tij, tani duhet të negociohet dhe se Prishtina është ajo që duhet ta bëjë hapin e radhës.

“Pyes veten se cila është alternativa e BE -së, ne duhet të mendojmë për të. Ata padyshim kanë treguar se nuk ka asgjë prej tyre, nënshkrimi i tyre nuk vlen asgjë. Pyetja këtu është nëse BE -ja ka ndonjë besueshmëri për të vazhduar bisedimet, nëse mund të jetë mbrojtësja e bisedimeve tona, nëse nënshkrimi i saj nuk respektohet. Unë nuk jam i sigurt se kush nuk respektohet këtu. Nëse Kurti është BE, apo vetë BE-ja, nuk jam i sigurt”, ka vazhduar Vulin.

“Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti.

Njerëzit që udhëheqin në Prishtinë janë qyqarë të vërtetë, dhe mund të presësh çdo prej tyre”, është shprehur Vulin. Sipas tij, tani duhet të negociohet dhe se Prishtina është ajo që duhet ta bëjë hapin e radhës”.

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...