22.5 C
Tiranë
Thursday, May 21, 2026
spot_img

Reagon Rusia: “SHBA nuk iu përgjigjën shqetësimeve kryesore të Moskës për sigurinë lidhur me krizën për Ukrainën”

Rusia tha të enjten se Shtetet e Bashkuara nuk iu përgjigjën shqetësimeve kryesore të Moskës për sigurinë lidhur me krizën për Ukrainën, por shtoi se të dyja palët ishin të interesuara të vazhdonin dialogun.

Kryediplomati rus Sergei Lavrov tha të enjten se përgjigjet e Shteteve të Bashkuara ndaj kërkesave të sigurisë së Moskës jepnin shpresë për fillimin e një dialogu serioz, por vetëm për çështjet dytësore dhe jo për ato themelore.

Presidenti Vladimir Putin do të vendosë për hapat e ardhshëm të Rusisë në lidhje me përgjigjet me shkrim të SHBA-së dhe NATO-s që u dorëzuan të mërkurën, tha zoti Lavrov.

Mes kërkesave të Moskës ishte ajo që NATO-ja të mos vazhdonte zgjerimin duke anëtarësuar vende të tjera në krahun lindor, veçanërisht Ukrainën dhe Gjeorgjinë, si edhe të tërhiqte forcat dhe armatimet nga vendet e Evropës Lindore

Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë këto kërkesa si të panegociueshme, duke kërkuar nga Rusia që të tërheqë forcat e saj nga kufiri me Ukrainën, si edhe i kanë propozuar dialog Moskës për çështje si stërvitjet ushtarake, transparenca, dhe vendosja e raketave.

Ambasadori amerikan në Rusi, John Sullivan, e dorëzoi dokumentin personalisht të mërkurën në Ministrinë e Jashtme të Rusisë. NATO-ja ia paraqiti përgjigjet e veta Rusisë veçmas.

/VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 21 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë dhe ndihesh më aktiv. Ditë e mirë për kontakte, takime dhe iniciativa të reja. ♉ Demi Fokusohu te stabiliteti dhe çështjet...

Parashikimi I motit, e Enjte, 21 Maj 2026

0
Më 21 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike të verës së hershme në shumë zona...

Motra rrëfen tragjedinë e Xhuana Nikollit: “E gjetëm pa ndjenja pas telefonatës, kishte lënë...

0
Rasti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pas konsumimit të fotoksinës në një apartament me qira në Tiranë, është bërë publik përmes dëshmive...

Tragjedi në New York: Shqiptarja 56-vjeçare humb jetën pasi bie në pusetën e hapur...

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar në New York City, ku një grua ka humbur jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të hapur në...

Zjarri që shkrumboi tregun e Lushnjës, tre persona shpallen në kërkim si autorë të...

0
Hetimet për zjarrin që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies, të...