28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Real Madrid thyen rekord ,prek 10 gjysmëfinale në 12 vite, 31 në histori të klubit

Real Madridi vazhdon të zgjerojë legjendën e tyre të paarritshme në Ligën e Kampionëve. Edhe kur bëhet fjalë për tituj, por edhe kalimin e raundeve, tani në gjysmëfinale, Los Blancos konfirmuan primatin që kanë në garën më të madhe evropiane.

Me kalimin e Chelseat, mbretërit arrijnë në gjysmëfinalen e dhjetë në dymbëdhjetë sezonet e fundit. Një ngjarje e pazakontë edhe në historinë e klubit, që është më i suksesshmi në këtë garë.

Seria e Madridit filloi në vitin 2011, në vitin e parë të José Mourinhos në stol e skuadrës.
Me portugezin, Madridi kapërceu murin e 1/16-tës, në të cilin Los Blanocs kishin mbetur të mbërthyer për gjashtë vite.

Është e vërtetë që ato gjysmëfinale ishin tavani për Los Blancos me trajnerin nga Setubal, i cili në herën e parë u përplas me Leo Messin dhe Barçën e Pep Guardiolës, më pas me Bayern Munichun në penalltinë në Santiago Bernabeu, ku spikatën huqjet e Cristiano Ronaldos, Kaks dhe Sergio Ramosit, dhe në fund kundër Jurgen Klopp dhe Borussia Dortmundit të Robert Lewandowskit.

Real Madridi duhej të priste ardhjen e Carlo Ancelottit për të thyer gjysmëfinalet. Dhe italiani e bëri me shumë stil, duke fituar 0-4 në Mynih për të marrë biletën për në Lisbonë, ku ndodhi mrekullia e ‘La Décima’.

E njëmbëdhjeta mund të kishte ardhur në vitin 2015, por Juventus dhe Alvaro Morata i penguan, sërish në raundin e parafundit (gjysmëfinale). Më pas, tre nga tre në tre radhazi ( kundër Man Cityt, Atletico Madridi dhe sërish Bayern Munichut), për të përfunduar ciklin 4/5 në Kiev.
Pas kësaj, bie paksa sidomos në sezonin 2018/19, me një humbje të dhimbshme ndaj Ajaxit në 1/16 (4-1).

Në të njëjtën xhiro Los Blancos u eliminuan edhe në edicionin e ardhshëm, sërish me Zinedine Zidanen, dhe me Man Cityn.
Skuadra u rikuperua në sezonin 2020/21, duke u futur ‘fshehurazi’ në katërshen e madhe dhe duke u eliminuar nga i njëjti ekip që kanë eliminuar sot, Chelsea.
Gjithsej janë 31 gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për Real Madridin, një rekord që ashtu si titujt e tyre, asnjë klub tjetër evropian nuk do të mund ta përsërisë për një kohë të gjatë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...