9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Redia Hoxha bëhet nënë për herë të parë, lajmi mbahet larg vëmendjes publike

Një moment i rëndësishëm ka shënuar jetën personale të Redia Hoxhës, trashëgimtares së Top Channel dhe motrës së vogël të Lori dhe Sara Hoxhës, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ilirianews.al, sipas të cilit babai i fëmijës është Kein Dabulla, nipi i ish-ministres Arta Dade dhe djali i Alban Dabullës, botues i gazetës “Dita” dhe pronar i “Telebingos Shqiptare”. Alban Dabulla njihet gjithashtu si biznesmen aktiv në disa sektorë në Tiranë dhe më gjerë.

Redia Hoxha ka zgjedhur ta jetojë këtë etapë të re të jetës së saj larg ekspozimit mediatik, në përputhje me qëndrimin diskret që ajo dhe familja e saj kanë mbajtur ndër vite. Edhe motrat Lori dhe Sara, si dhe vëllai i tyre i vogël Itan, kanë preferuar të ruajnë privatësinë, duke shmangur daljet e shpeshta publike për çështje personale.

Lindja e fëmijës shënon një kapitull të ri për Redian, e cila prej kohësh ka qëndruar larg vëmendjes mediatike, duke ndarë jetën private nga fama që shoqëron emrin e familjes Hoxha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...