17.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Redon Makashi rrëfen betejën e babait me demencën: “Është një situatë shumë e vështirë për familjen”

Në një intervistë të hapur në programin “Rudina” në Tv Klan, këngëtari Redon Makashi ka ndarë me publikun sfidat që po përballet familja e tij, duke zbuluar se babai i tij po lufton me sëmundjen e demencës.

I pyetur nga Rudina Magjistari nëse prindërit e tij e vizitojnë studion, Redon shprehu trishtim për gjendjen e të atin: “Janë këto sëmundjet që nuk kanë shërim… Është pak e vështirë sepse është hera e parë që përballem me një situatë të rëndë direkt, nga një qetësi totale, nga një jetë normale e qetë kur s’ke çfarë bën”.

Ai theksoi se sfida më e madhe bie mbi nënën e tij, znj. Drita, e cila është “në frontin e parë” për t’i ofruar mbështetje të atit, ndërsa ai përpiqet të ndihmojë nga larg.

“Kalojmë një moment shumë të vështirë. Babai nuk mund të vijë në studio dhe ka 8 muaj që po bën luftë me jetën,” shtoi këngëtari, duke theksuar ndikimin e madh emocional që ka kjo situatë për të dhe për familjen e tij.

Redon Makashi u shpreh se përballja me demencën është një sfidë e gjatë dhe pa fund, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes dhe përkushtimit të të afërmve në kujdesin e të sëmurit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...