13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Reformim në ndërmarrjet e ujësjellësit/ “Të merrni masat vetë përpara se këto pasqyra të tregojnë gjëra që do mbeten në historinë e humorit”

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të premte reformim në ndërmarrjet e ujësjellësit përsa i përket punësimeve.

Gjatë mbledhjes publike me kryebashkiakët e vendit, ai tha se në këto ndërmarrje ka persona të punësuar të cilët marrin rroga dhe nuk janë fare në Shqipëri.

Kreu i qeverisë i paralajmëron krerët e bashkive të marrin masat vetë përpara se pasqyrat e reformës të nxjerrin të “palara” që do të mbeten në historinë e humorit dhe satirës shqiptare.

“Çfarë profile dhe kapacitetesh kanë ndërmarrjet e ujësjellësit. Sa janë në profilin e tyre punonjësit e ujësjellësave. Të merrni masat vetë përpara se këto pasqyra të tregojnë gjëra që do mbeten në historinë e humorit dhe satirës shqiptare. Me këtë tabelë që është këtu të para të humbjeve duke filluar nga Vlora dhe duke shkuar më poshtë, ju e dini vetë se çfarë bëni. Por aty përgjegjësia duhet të jetë e drejtëpërdrejtë, nga drejtuesit deri tek menaxherët. Duhet të jetë e menjëhershme.

Rekrutimet për drejtuesit nuk duhet të bëhen më. Do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë për të bërë rekrutimet serioze. Këto nuk janë mall i huaj të cilit prej 30 vitesh i bie me top duke shpërdoruar mandatin e dhënë nga qytetarët. Këto janë ndërmarrje dhe do funksionojnë sit ë tilla. Nuk janë zyra punësimi që nuk duan të punojnë dhe të marrin një rrogë dhe nuk janë fare në Shqipëri” – tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...