8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Refuzoi të shoqërohej nga policia dhe u shoqërua me dhunë në komisariat, policia e Librazhdit mohon akuzat

Dhuna e ndodhur ditën e djeshme në Komisariatin e Librazhdit është mohuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.Nga informacionet një qytetar ka kundërshtuar bluzat blu pasi nuk pranonte të shoqërohej në Komisariat.

Sipas informacioneve Kujtim Faqolli dhe Shpetim Duka janë konfliktuar në ambientet e një lokali, ka mbrritur policia në vengjarje për ti shoqeruar dhe njëri prej tyre ka refuzuar shoqërimin për në Komisariatin e Librazhdit dhe ka tenduar të largohet.

Njoftimi i Policisë:

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, në të cilin pretendohet se një punonjës policie ka goditur me grusht një qytetar, në ambientet e Komisariatit të Policisë Librazhd, sqarojmë opinionin publik se lajmi është i pavërtetë.

Më datë 27.12.2022, rreth orës 15:15, është njoftuar salla operative e Komisariatit të Policisë Librazhd, për një konflikt.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin K. F. që kishte telefonuar dhe shtetasin Sh. D. që ishte konfliktuar me shtetasin F. K.

Në momentin që Patrulla e Përgjithshme do të shoqëronte shtetasin Sh. D., 52 vjeç, banues në Hotolisht, ky shtetas i ka kundërshtuar me forcë punonjesit e Policisë, të cilët kanë kërkuar përforcime dhe më pas e kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin Sh. D.

Në lidhje me këtë ngjarje po vijojnë veprimet procedurale nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...