7.5 C
Tiranë
Monday, December 8, 2025
spot_img

Reshjet e borës bllokojnë komisionerët,anulohen votimet në këto 2 njësi në Shkodër

Vijon të jetë problematike situata në dy njësitë administrative në Shkodër, përkatësisht Pult dhe Shoh aty ku nuk ka nisur edne procesi i votimit, për shkak se komisionerët kanë mbetur të bllokuar nga dëbora.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 orë nga nisja e procesit të votimit në 6 bashkitë e vendit, në këto dy njësi është “paralizuar” ky proces.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse procesi nuk nis brenda 5 orësh.

“Nëse procesi i votimit nuk do të zhvillohet për një periudhë kohore prej 5 orës zgjedhjet atje janë të pavlefshme. Ligji ka dhënë një periudhë tolerance prej 5 orësh. Nëse nuk fillon për 5 orë, zgjedhjet anulohen. Është për t’u vlerësuar gjesti i tyre për të shkuar në vendin e punës dhe pse kushtet e motit janë të pafavorshme”, tha Celibashi.

Në këtë mënyrë procesi i votimit në njësitë Pult dhe Shosh është anuluar.

Qendrat e votimit në këto dy njësi nuk u hapën brenda afatit kohor prej pesë orësh, sipas parashikimeve në Kodin Zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...