26.6 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Shoqata e hidrokarbureve reagon ndaj rritjes së cmimit të naftës:”Sulmet e padrejta qe i drejtohen sektorit te tregtimit”

Rritja galopante e çmimit të karburanteve në vend ka nxitur zemërim në popullatë, ndërsa aludohet se sektori i hidrokarbureve po përfiton padrejtësisht në kurriz të konsumatorit shqiptar. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar Shoqata e Shoqërive të Hidrokarburave e cila e ka cilësuar si të padrejtë sulmin ndaj këtyre shoqërive. Në një deklaratë për shtyp theksohet se rezerva 3 mujore është e detyruar me ligj, por çmimi i naftës në treg del sipas bursës korrente dhe se aktualisht Shqipëria ndodhet në mes të një lufte eksportesh. Gjithashtu kjo shoqatë ka deklaruar se mund të ketë në vijim rritje të tjera të çmimit por brenda një periudhe 3 mujore do të gjenden burime të reja furnizimi dhe eksporti duke çuar në ulje të cmimeve.

Deklaratë për shtyp:
Duke ndjekur me preokupim situaten e luftes ne Ukraine dhe krizen qe po e shoqeron ate ne
mbare globin, shprehim shqetesimin tone per sulmet e padrejta qe i drejtohen sektorit te tregtimit
te karburanteve te cilat behen pa nje analize te plote dhe te thelluar te gjendjes aktuale te krizes
se cmimeve te lendeve te para ne te gjithe boten, ku dhe Shqiperia pa dyshim nuk mund ti rri larg
ketyre efekteve.
Ne fakt te gjitha vendet sot, ku cdo ekonomi eshte e integruar me njera tjetren, po perballen
me nje inflacion ne rritje e qe ka pesuar nje rritje te pa pritur e te metejshme sidomos ne 10 ditet
e fundit me ngjarjet e Ukrahines. Nje nga sektoret e goditur me shume eshte ai i energjise ne
teresi kryesuar nga karburantet dhe gazi. Per vete specifiken e zonave ku shtrihen burimet
kryesore per kete sektor lidhur me vendin tone sqarojme konsumatoret dhe te gjithe opinionin
publik:
Se pari furnizimi i tregut eshte i garantuar per vete pergjegjesine e operatoreve perpara
konsumatorit jo vetem me rezervat ligjore 90 ditore por dhe ne vazhdim pasi operatoret e kesaj
fushe qe ne fillimin e kesaj krize kane arritur te shkepusin furnizimin nga kompani qe burimet i
kishin nga Rusia drejt atyre kompanive qe kane burime nga vende te tjera kryesisht arabe.
Se dyti cmimet nga bazat grosiste dalin cdo dite me bursen korente dhe marrin rritje graduale
te koordinuar me rezervat qe ka gjendje ne pikat e karburantit me furnizimin e ri por fatkeqesisht
rritja e cmimeve ne burse javen e fundit ka qene galopante (sqarojme se rezerva tre mujore qe
mbahen si mbas ligjit eshte gjithnje ne depo fizikisht por cmimi kurre nuk mund te mbyllet ose
fiksohet vetem ne diten qe hidhet ne treg per konsum).
Se treti cmimet vertete kane arritur rekord historik dhe krahasohen me krizen e viteve 70te por
kush deshiron vertete te kuptoj qarte qe jemi jo ne nje krize por ne nje lufte ne zemer te eksportit
boteror te karburanteve dhe sic mund te kemi akoma rritje ashtu mundet qe situata dhe te
qetesohet. Ne afat shkurter 3-4 muaj me shume siguri eshte, se presioni do rritet mbi vendet e
Opec per te hedhur ne treg sasite e munguara te Rusise, keshtu qe kompanite boterore dhe si
rrjedhoje edhe ato shqiptare do gjejne rruge dhe marredhenie te reja e cila do sjelli stabilizimin e
cmimeve.
Me respekt
Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Avokati i Niko Qarkajt: U dhunua nga policia dhe nuk mori ndihmë gjatë krizave...

0
Përfaqësuesi ligjor i Niko Qarkajt, avokati Gentian Serjani, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se klienti i tij është...

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...