36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Rey Manaj zbulon vështirësitë e fillimit te Spezia: Ja ku ndryshon Barcelona nga krejt skuadrat e tjera

Rey Manaj shënoi gol në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolo, në barazimin 2-2. Në këtë ndeshje, shqiptari debutoi si titular, pasi kishte luajtur minuta të limituara si zëvendësues më herët. 24-vjeçari nga Lushnja humbi dy kualifikueset e fundit me kuqezinjtë, sepse nuk ishte në formën më të mirë.

Ai pranon vështirësitë e fillimit te Spezia, pasi ishte mësuar me një filozofi krejt tjetër stërvitjeje dhe loje te Barcelona. Duke folur në programin “La Pizarra de Quintana”, Manaj ka treguar muajt e tij të parë në kampionatin transalpin dhe ndryshimin nga ai spanjoll:

“Jam shumë i lumtur te Spezia. Muajt ​​e parë ishin pak të vështirë, sepse stili është krejtësisht i ndryshëm këtu. Te Barcelona, ​​qëllimi ishte të zotëronim topin, ndërsa këtu është pak më e komplikuar. Unë tashmë kam arritur të përshtatem dhe jam shumë i lumtur.

Trajnerit Thiago Motta i pëlqen të ketë posedimin e topit, por i jep mjaft rëndësi edhe aspektit fizik. I pëlqen që ekipi të jetë intensiv, të vrapojë shumë. Gjithashtu, edhe seancat stërvitore janë shumë intensive. Ai është një trajner i mirë dhe ka vend për rritje.

Ne jemi një ekip i ri, por kemi disa gjëra për t’u përmirësuar. Nuk kemi shumë përvojë, por të gjithë së bashku po kërkojmë të arrijmë qëllimin, që është qëndrimi në Serie A.

Eksperienca te Barcelona B dhe ajo e parë? Në fillim pata disa vështirësi për t’u përshtatur. Mes stilit të Barcelonës dhe skuadrave të tjera ka shumë diferencë. Muajt ​​e parë nuk u ndjeva shumë rehat, por më pas arrita të përshtatem dhe shënova 14 gola në vit.

Me Spezia dua të arrij shifër dyshifrore golash deri në fund të sezonit. Fillimisht duhet parë objektivi i skuadrës, që është mbijetesa në Serie A, më pas do të shoh se çfarë mund të ndodhë me mua personalisht”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...