6.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Reza Pahlavi pas operacionit amerikan-izraelit ndaj Iranit: “Fitorja përfundimtare është në duart tona”

Djali i Shahut të fundit të Iranit, Reza Pahlavi, ka reaguar pas ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj objektivave të regjimit iranian. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Pahlavi thekson se ndihma e dhënë nga presidenti Donald Trump është mbërritur, por fitorja përfundimtare do të arrihet nga populli i Iranit.

“Të dashur bashkëkombës të mi, momente vendimtare na presin. Ndihma që Presidenti i SHBA-ve premtoi popullit të guximshëm të Iranit ka mbërritur. Objektivi i saj është Republika Islamike, aparati i saj i shtypjes dhe makina e saj vrasëse, jo vendi i madh i Iranit dhe populli i tij. Megjithatë, fitorja përfundimtare do të arrihet prapëseprapë nga ne,” shkruan Pahlavi.

Ai i bëri thirrje ushtrisë dhe forcave të sigurisë iraniane të mbrojnë popullin dhe jo regjimin, duke theksuar se tranzicioni i qëndrueshëm është i mundur vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve. Pahlavi i kërkoi gjithashtu Shteteve të Bashkuara të sigurojnë mbrojtjen e civilëve dhe të ruajnë jetën e bashkatdhetarëve të tij.

“Populli i Iranit është aleati juaj natyror dhe aleati i botës së lirë, dhe ata nuk do ta harrojnë ndihmën tuaj gjatë periudhës më të vështirë të historisë së Iranit. Për momentin, qëndroni në shtëpitë tuaja dhe ruani qetësinë. Jemi shumë afër fitores përfundimtare,” përfundoi Pahlavi.

Deklarata e tij ngre tensionin politik dhe ushtarak në rajon dhe pasqyron përpjekjet e opozitës iraniane jashtë vendit për të mobilizuar popullin kundër regjimit aktual.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “I kallët tmerrin narkodiktatorit Rama, kjo datë do të shkruhet me gërma të...

0
Gjatë përfundimit të marshimit të sotëm në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta kishte shpërfaqur fuqinë dhe unitetin e qytetarëve kundër qeverisë...

Flamur Noka: “Fundi po i troket narkoregjimit të Ramës”

0
Marshimi i protestës së Partisë Demokratike, i cili nisi rreth orës 18:30 në Tiranë, u mbyll pas disa orësh para selisë blu. Protestuesit u...

Reuters: Trupi i Ajatollahut Khamenei është gjetur, Trump paralajmëron “kontroll të Iranit”

0
Një zyrtar i lartë izraelit ka konfirmuar se është gjetur trupi i pajetë i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raporton Reuters. Media shtetërore...

Irani i kërkon OKB-së veprim “menjëherë” pas sulmeve izraelite dhe amerikane

0
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i bëri sot thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë menjëherë, pas sulmeve...

Formula 1: Testet e gomave në Bahrein anulohen “për arsye sigurie” pas sulmeve ndaj...

0
Sulmi ushtarak ndaj Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet e Formula 1 për rajonin e Lindjes së Mesme. Anëtarët e Pirelli, Mercedes dhe...