24.4 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

“Qytetarët u mashtruan nga agjentë të policisë” – Berisha reagon pas sulmit me molotov në vilën e Enver Hoxhës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli nga selia blu për incidentin ku protestuesit opozitarë hodhën molotovë dhe fishekzjarrë mbi ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha. Ai argumentoi se qytetarët u mashtruan nga agjentë të infiltruar të policisë kriminale, të cilët i bindën se në vilë banonte kryeministri Edi Rama.

“Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër, agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri që ata t’i përvishen asaj banese,” tha Berisha, duke theksuar se veprimi i protestuesve ishte një shpërthim urrejtjeje ndaj kryeministrit dhe jo ndaj ndërtesave.

Ai shtoi se Edi Rama nuk banonte në atë adresë, por tek vila e Mehmet Shehut, duke nënvizuar se asnjë infiltrim i mundshëm nuk mund të devijojë protestat në mënyrë të qëllimshme. Deklarata e Berishës vjen pas një ngjarjeje që ka shkaktuar debate dhe reagime të forta në opinionin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...