9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Rihapja e dosjes “Gërdeci”/ Reagon avokati i familjarëve të viktimave: “Nuk është hapur rigjykimi, është hapur gjykimi”

Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija reagoi pas vendimit të Apelit për rihapjen e dosjes, duke u shprehur se pas 12 vitesh është hequr pengesa ligjore për gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në një prononcim për mediat ai e konsideroi një lajm të mirë atë për rinisjen e hetimeve për Mediun, por paralajmëroi se është vetëm fillimi dhe rruga do të jetë e gjatë dhe e vështirë.

Nuk është hapur rigjykimi, është hapur gjykimi. Është hequr pengesa që të hapet gjykimi. Kishte një pengesë që nga viti 2009, dhe pas 12 vjetësh kjo pengesë hiqet dhe tani jemi në kushtet që çështja mund të nisë. Çështja është e gjatë shumë e komplikuar. Ma merr mendja që edhe Fatmir Mediu do ndërmarrë veprimet e veta juridike. Jemi në fillim. Ky është lajmi i mirë që është hequr një pengesë absurde jurdike. Argumentet e Gjykatës së Shkallës së Parë kanë qenë të gabuara. Gjykata kishte mendimin që ajo çështje ishte gjykuar. Por sipas Konventës Evropiane të të Drejtat e Njeriut një njeri quhet i gjykuar kur dënohet apo shpallet i pafajshëm”, tha Matlija.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...