8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rrëmbejnë 20-vjeçarin në Sheshin Skënderbej: Tre personat arrestohen, njëri shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 20-vjeçar është marrë peng dhe dhunuar nga disa persona.

Policia ka njoftuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në sheshin “Skënderbej”, ku i riu është rrëmbyer nga Denis Baxhaku, bashkë me Ermand Hoxhën dhe Teo Kolemiçon, pasi ka dalë 10 mln lekë minus nga xhiroja në kioskën ku punonte si shitës. Ata e kanë mbajtur peng për disa orë dhe e kanë dhunuar brutalisht.

Baxhaku dhe Hoxha janë arrestuar, teksa në pranga ka rënë dhe një 20-vjeçar i cili kishte dijeni për ngjarjen, por nuk e raportoi. Nga ana tjetër, vijojnë kërkimet për kapjen e Teo Kolemiço.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të marrë ditën e sotme nga një 20-vjeçar, se 3 shtetas i kishin hequr lirinë dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

– u arrestuan shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi H. P., 19 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

– u arrestua shtetasi T. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit D. B., E. H. dhe H. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej”, një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi T. K. ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...