4.5 C
Tiranë
Wednesday, March 4, 2026
spot_img

Rrëshqitje dherash në Rrugën e Arbrit, bllokohet një korsi në segmentin Herbel–Peshkopi

Rruga nacionale Herbel–Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbrit, është përfshirë nga një rrëshqitje skarpate gjatë orëve të natës, duke sjellë bllokimin e një korsie të qarkullimit. Balta dhe inertet kanë përfunduar në asfalt, duke e bërë kalimin të vështirë dhe të rrezikshëm për mjetet që lëvizin në të dy drejtimet.

Pavarësisht investimeve të konsiderueshme të kryera në këtë segment rrugor, problematika e rrëshqitjeve përsëritet pothuajse pas çdo episodi reshjesh shiu. Kjo situatë ka krijuar shqetësim te drejtuesit e mjeteve, pasi qarkullimi drejt Tiranës dhe nga Tirana në drejtim të Peshkopisë vijon me vështirësi të theksuara.

Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore, e cila po orienton trafikun dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar. Megjithatë, mungesa e tabelave paralajmëruese për bllokimin e njërës korsi rrit rrezikun për aksidente, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe në kushte të dobëta shikueshmërie.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për ndërhyrjen e mjeteve të pastrimit apo për kohën e normalizimit të plotë të qarkullimit në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia në Iran: 165 viktima pas goditjes ndaj shkolle fillore

0
Pamje të rënda nga provinca Hormozgan tregojnë kamionë që transportojnë arkivolët e 165 viktimave, shumica prej tyre vajza të shkollës fillore “Shajareh Tayyebeh”, e...

Ish-deputetja socialiste, tregon 48 orët e fundit që ka përjetuar në Dubai

0
Ish-deputetja socialiste, Esmeralda Shkjau, e cila prej tetë vitesh jeton dhe punon në Dubai në fushën e teknologjisë, ka folur për situatën e krijuar...

Manjati rus gjendet i vdekur në Moskë, policia heton si vetëvrasje të mundshme pasi...

0
Manjati rus Umar Dzhabrailov është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit në Moskë, sipas raportimeve të medias ruse Kommersant, e cila...

Nis kundërpyetja e dëshmitarit të parë në gjyqin për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit...

0
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçi ka nisur të hënën marrjen në pyetje të dëshmitarit të parë të...

Trazirat ne Lindjen e Mesme, Fero qetëson ndjekësit: “Jam mirë dhe i sigurt në...

0
Reperi kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, pas mesazheve të shumta që ka marrë nga ndjekësit e shqetësuar për sigurinë e...