16.9 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit trondit sistemin e sigurisë, policia ende pa gjurmë

Një arratisje e bujshme ka ndodhur mesditën e djeshme në Durrës, ku i pandehuri Altin Ndoci, një nga emrat më të rëndë të dosjeve të SPAK, është larguar me vrap nga ambientet e spitalit ku ndodhej nën masa sigurie. Ngjarja ka ngritur pikëpyetje serioze mbi protokollet e sigurisë dhe ka rikthyer në vëmendje rastet më të forta të arratisjeve në Shqipëri.

Arratisja e Ndocit konsiderohet precedenti i dytë më i rëndë i viteve të fundit, pas asaj të Dritan Dajtit në vitin 2003 nga Gjykata e Tiranës. Në kujtesën publike mbetet edhe arratisja e Admir Tafilit në vitin 2013 nga burgu i Drenovës, e cila u mbyll brenda pak orësh me ndërhyrjen e RENEA-s. Ndryshe nga ato raste, 12 orë pas ngjarjes, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e Altin Ndocit apo personave që dyshohet se e ndihmuan.

Altin Ndoci është arrestuar për herë të parë në vitin 2020 nga Prokuroria e Durrësit, më pas nga SPAK në vitin 2022 dhe sërish në korrik 2024. Gjatë këtyre viteve, ndaj tij janë ngritur dhjetëra akuza të rënda, kryesisht mbi bazën e dëshmive të bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe komunikimeve në aplikacionin “Sky”.

Sipas informacionit të publikuar nga gazetari Elton Qyno, në tri dosje të ndryshme, Ndoci është përballur në total me 13 akuza për vrasje, dy tentativa vrasjeje, si dhe akuza për “grup të strukturuar kriminal”, “organizatë kriminale” dhe mbajtje pa leje të armëve. Vetë Ndoci ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në vrasje, duke pretenduar se është implikuar padrejtësisht për shkak të dëshmive të rreme të bashkëpunëtorëve.

Në një fazë të hetimeve, SPAK i atribuoi atij edhe katër vrasje të ndodhura në vitin 2020 në Durrës, akuza që më vonë u hoqën, pasi rezultoi se dëshmia e bashkëpunëtorit Klevis Alla ishte e pavërtetë. Ky zhvillim çoi në heqjen e statusit të bashkëpunëtorit për Allën dhe dënimin e tij me 25 vite burg.

Aktualisht, Altin Ndoci është në gjykim në dy procese të mëdha pranë Gjykatës së Posaçme. Ai akuzohet në çështjen e njohur si “Plumbi i artë” për vrasjen e Andi Zylyfit dhe tentativën e vrasjes së Ardi Uruçit, si dhe në një proces tjetër për pjesëmarrje në disa vrasje dhe tentativa vrasjeje të kryera në Elbasan dhe zona të tjera, përfshirë edhe grabitje me armë në aeroportin e Rinasit.

Arratisja e tij nga spitali i Durrësit pritet të sjellë pasoja të rënda administrative dhe penale për personat përgjegjës të shoqërimit dhe ruajtjes, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të skenarit të arratisjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...