35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve/ Manastirliu: “Shpërblim me 15 mijë lekë edhe për mjekët që punojnë larg vendbanimit”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se nga 1 korriku është rritur paga për mjekët dhe infermierët. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja u shpreh se paga rritet me 6 % dhe se përfitojnë 19 mijë punonjës të shëndetësisë.

“Kemi vendosur një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ata mjekë që përfundojnë specializimin dhe në bazë të kontratave me MSH ushtrojnë profesionit jashtë vendbanimit.

Do përfitojnë mbi pagën bonusin e kjo do hyjë në fuqi menjëherë me miratimin për këtë shpërblim nga i cili do perfitojne 300 mjekë që kanë përfunduar specializimin e do atashohen pranë spitaleve rajonale për të ushtruar profesionin e tyre në një periudhë 3 vjecare sipas detyrimit të përfshirë në kontratën me MSH.

Sipas ministres, kjo rritja ka hyrë në fuqi në 1 korrik dhe ka efektin e saj për gjatë gjithë vitit. Ndërkohë efekti për rritjen e pagave është 10 mln dollarë.

“Duke filluar  nga 1 korrik për të gjithë mjekët infermieret dhe profesionistët e shëndetësisë paga e tyre rritet me 6%. Kjo është një politikë e qeverisë shqiptarë. Kjo hyn në fuqi nga 1 korriku dhe shtrin efektin gjate gjithë vitit. Efekti për rritjen e pagave është 10 mln dollar dhe nga kjo rritje përfarojnë 19 mijë mjekë dhe infermierë dhe profesioniste të shëndetësisë”, tha ministrja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...