Situata në kufirin mes Libanit dhe Izraelit është përshkallëzuar sërish, pas raportimeve për sulme me dronë dhe raketa të kryera nga Hezbollahu në orët e para të mëngjesit.
Nga ana e saj, ushtria izraelite ka deklaruar se ka goditur rreth 10 objektiva në territorin libanez, të cilat, sipas saj, janë përdorur për lëshimin e raketave drejt veriut të Izraelit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se “nuk ka armëpushim në Liban”, duke theksuar se operacionet ushtarake do të vijojnë ndaj Hezbollahut “derisa të rikthehet siguria”.
Zhvillimet e fundit po hedhin dyshime mbi qëndrueshmërinë e përpjekjeve për armëpushim të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani, në një kohë kur situata në rajon mbetet tejet e tensionuar.






