5.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Rritja e çmimit të energjisë, Rama: “Deri në 800 kilovatë mund të plotësohen të gjitha nevojat bazë, kush shkon më shumë se kaq duhet të paguajë me një çmim tjetër”

Kryeministri Edi Rama foli sot dhe për rritjen e çmimit të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kilovatë orë. Referuar llogarive të ekspertëve dhe akuzave nga opozita, Rama tha se qytetarët mund të shohin vetë faturën e tyre se sa konsumojnë.

Ai deklaroi se me 800 kilovatë mund të plotësohen të gjithë nevojat bazë dhe se janë rreth 60 mijë persona në sezonin e dimrit që mund të kalojnë këtë fashë.

“Janë 1 mln e 90 mijë familje që konsumojnë deri në 800 kilovatë orë, mbi 40 mijë familje konsumojnë mbi 800 kilovatë. Në periudhën e ftohtë, shkon në 60 mijë familje që konsumojnë mbi 800 kilovatë.

Njerëzit të marrin faturën e tyre të energjisë ta shikojnë sa konsumojnë.

800 plus është vendosur me një logjikë, duke marrë parasysh se deri në 800 mund të plotësohen të gjitha nevojat bazë për konsum shtëpiak, nevojat kur nuk ka kufizim energjie.Koha do ta tregojë nëse janë një kurajë e madhe dhe ambicie e madhe, apo një çmenduri. Kemi zgjedhur këtë rrugë, të mbrojmë çmimin nga rritja për familjarët dhe biznesin e vogël dhe e dyta të mos kufizojmë energjinë elektrike. Për një pjesë të familjeve të cilat konsumojnë më shumë se 800 kilovatë sepse kanë më shumë se sa një palë elektroshtëpiake, kanë më shumë se sa një shtëpi të zakonshme, kanë më shumë se sa për të ngrohur mjedisin ku rrinë, apo ndriçuar dhomat ku jetojnë, ne nuk mendojmë se duhet të paguajnë 1 mln e 90 mijë të tjerë. Mendoj se këto subjekte duhet të paguajnë vetë”, tha Rama.

 

 

Ai deklaroi se ulja e shpenzimit të tyre energjetik do të bëjë që ne të kemi më shumë energji, të kursejmë energji.

“Mbi 800 do jetë për çdo kilovat me tjetër çmim. 800 është njësoj për të gjithë, kush shkon më shumë se 800 duhet të paguajë me një çmim tjetër. Ky çmim tjetër është vendosur nga 1 tetori deri në dhjetor dhe pastaj në bilancit energjetik të vendit, në bazë të rezultateve që do kemi ne do rishikojmë nëse do ta mbajmë, apo do ta lëvizim. Sot Gjermania, vendi më i zhvilluar po bën gjëra të cilat ne në Shqipëri nëse do t’i artikulonim nuk e di me çfarë do të përballeshim nga dallgët që sjell oqeani i akuzave, i thashethemeve, shpifjeve. Nuk e di me çfarë do përballeshim nëse do vendosnim rregullin me ligj që ka bërë Zvicra, 3 vjet burg për kë e rrit shpenzimin energjetik me mbi 19 gradë. Jetojmë në një kohë tejet të vështirë dhe ne po bëjmë diçka që të tjerët nuk e kanë bërë dhe nuk po e bëjnë. E ka vendosur Kosova këtë përpara nesh. Një nga rezultatet që është fakt në Kosovë dhe ne po presim është kursimi. Janë 4% e të tërës. Ulja e shpenzimit të tyre energjetike do të bëjë që ne të kemi më shumë energji, të kursejmë energji”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT