30.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Karteli i drogës ka lidhje në Shqipëri”/ Rama reagon për lajmin e mediave meksikane: “Thjesht kap shqiptarë dhe përplas pas muri, e neveritshme”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me artikullin e një media se karteli i drogës ka lidhje në Shqipëri. Ai pohoi se një familje shqiptare po kryqëzohet padrejtësisht, vetëm nga një artikull.

“Mendoj se është e njëjta gjë. Mund të thuhet të vërteta, dhe shumë të gënjeshtra. E konsideroj të neveritshme që me një copë letër që del diku, kudoqoftë, merret një familje e tërë shqiptarë dhe kryqëzohet nga mëngjesi deri në darkë. Pa e pyetur fare, ore kush jeni? Me ça merreni dhe pastaj lidhet njeriu më i kërkuar në botë pasuria e të cilit thuhet se është më e madhe se GDP e Gjermanisë me një hotel me më pak se 100 dhoma në Vlorë, ku një nga kartelet më të mëdha në botë i pastroka paratë këtu. Se di se si bëhet kështu! Thjesht kap shqiptarë, amerikanë, dhe përplas pas muri, ngri e ul trafikantë, kriminelë, ju qofshi, Zoti ju pastë në kujdes të gjithëve ju që merreni me këtë sport. Është e dhimbshme, e neveritshme. Jam i pafuqishëm për të bërë cfarëdogjëjë tjetër veç për të thënë të vërtetën. Nuk njoh ndonjë kartel, s’kam lidhje me aktivitet ilegal, nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe për të jashtënxjerrë sa më shumë. Jetoj për ca arsyeje të tjera. Nuk ka mbase asnjë mundësi që tua shpjegoj. Ju kam lënë Zotin të gjithë atyre që ndërtojnë të tilla fabula. Jo vetëm për veten time, por për të gjithë ata që përfshihen në vrulle dhe sulme të paimagjinueshme. Këto goditje shkatërrojnë familje, fëmijë, jetë njerëzit, gjithçka. Ju qofshi. Doli një artikull atje dhe mbushet i gjithë rrjeti i kanaleve të vatanit këtu, me një llumhane që se di si bëhet për ta frenuar. Është e tmerrshme, se di!”, tha Rama.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...