8.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rritja e pagave dhe ndihma ekonomike, Rama tregon vendimin e qeverisë se kush përfiton nga shtesat

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe ndihmës ekonomike në kuadër të paketës së rezistencës.

Rama ka treguar se kush përfiton nga shtesat e pagës.

“Në kuadër të angazhimit tonë për të mbështetur ata që janë në nevojë dhe ata të cilët janë në krye të detyrës. Për këtë arsye kemi marrë vendimin që policia e shtetit në nivelet bazë, të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë. Respektivisht 15 dhe 7%. E njëjta gjë vlen edhe për gardën e republikës. Edhe për policinë e burgjeve, edhe për zjarrfikëset. Për administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit e administrimit civil”, tha Rama.

Ai theksoi se paga e ardhshme që do të marrin të gjitha këto kategori do jetë paga e rritur.
“Ajo që vlen të theksohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë. Kush ka më pak, mbështetet më shumë. Nga ana tjetër, e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë siç e kemi thënë riindeksuar dhe kemi një rritje 9.5% në raport me pensionin e një viti më parë dhe kjo gjë do të materializohet në pensionet e radhës. E njëjta gjë me të gjitha familjen në ndihmë ekonomike, të cilat kanë një rritje prej 10%, por kur gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike.
Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim i ndihmës, në mënyrë që pesha më e madhe që mbajnë të lehtësohet më shumë. patjetër dhe indeksimi për të gjithë personat me aftësi të kufizuar që trajtohen nga ndihmë shtetërore”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...