8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rritja e rasteve me koronavirus në Kinë/ Komisionerja Evropiane e Shëndetësisë: Blloku evropian duhet të jetë “shumë vigjilent”

Zyrtarët shëndetësorë të vendeve të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë bisedime të mërkurën për një përgjigje të koordinuar ndaj rritjes së infeksioneve me COVID-19 në Kinë, tha të hënën presidenca suedeze e BE-së, pasi bisedimet e dhjetorit përfunduan pa asnjë vendim mbi këtë çështje.

Në një takim të ngjashëm më 29 dhjetor, të mbajtur online mes mbi 100 përfaqësuesve nga qeveritë e BE-së, agjencitë shëndetësore të BE-së dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, Italia i kërkoi pjesës tjetër të BE-së të ndjekë drejtimin e saj dhe të testojë udhëtarët nga Kina për COVID-19.

Kjo pasi Pekini do të jetë i gatshëm të heqë kufizimet e udhëtimit më 8 janar.

Por të tjerët nga 27 vendet e BE-së thanë se nuk e shihnin nevojën për ta bërë këtë, pavarësisht vendimit të Kinës për të lehtësuar kufizimet e saj pandemike mes një vale infeksionesh të reja.

“Ka një takim të planifikuar për reagimin e integruar politik ndaj krizave të mërkurën, më 4 janar, për një përditësim të situatës me COVID-19 në Kinë dhe për të diskutuar masat e mundshme të BE-së që duhen marrë në mënyrë të koordinuar,” një zëdhënëse e presidencës suedeze të BE-së.

Komisionerja Evropiane e Shëndetësisë, Stella Kyriakides tha në një letër drejtuar qeverive të BE-së më 29 dhjetor se duhet të konsiderojnë monitorimin e sekuencës gjenetike të koronavirusit që shkakton infeksionin COVID-19 dhe monitorimin e ujërave të zeza, përfshirë në aeroporte, për të zbuluar çdo variant të ri, duke pasur parasysh rritjen e infeksioneve në Kinë.

Kyriakides tha se blloku evropian duhet të jetë “shumë vigjilent” pasi të dhënat e besueshme epidemiologjike për Kinën janë të pakta.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha javën e kaluar se aktualisht nuk rekomandon masa për udhëtarët nga Kina.

Kjo qendër tha se variantet që qarkullojnë në Kinë ishin tashmë në Bashkimin Evropian dhe se qytetarët e BE-së kishin nivele relativisht të larta të vaksinimit dhe potenciali për infeksione të importuara ishte i ulët në krahasim me infeksionet e përditshme në BE që tashmë po regjistrohen./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...