10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rrjeti i prostitucionit në Greqi: Del biseda e midis trafikantëve dhe vajzave të mitura

Në një zbulim të fundit të rrjetit të prostitucionit në Greqi, u zbulua se 7 vajza të mitura, prej tyre 5 shqiptare, po shfrytëzoheshin nga 4 tutorë. Në krye të rrjetit ishte një 25-vjeçare, e cila përfitonte duke ‘futur’ vajzat në punë duke iu premtuar shuma të mëdha parash, nga 100 deri në 200 euro, dhe pastaj i lidhte me klientët.

Gjatë një prej bisedave të publikuara, një vajzë e mitur i tregon klientit se ende nuk ka mbushur 18 vjeç, por klienti nuk shfaq shqetësim për këtë dhe madje e pyet nëse do të konsumonte kokainë. Ndërkohë, njëra prej tutoreve i kërkon një vajze të mitur të dërgojë një foto për të verifikuar prezencën e saj.

Kjo bisedë shpalos skandalin e trafikimit të të miturve dhe rrezikun e tyre nën influencën e rrjeteve të tilla të kriminalitetit.
Biseda:

25-vjeçarja: Ka mbaruar ajo punë, do të marrësh lekë. Lëre atë se është budalla. Po ashtu do të të rregulloj atë tjetrin që jep 200 euro.

E mitura: Pse?

25-vjeçarja: Ai jep më shumë

Po ashtu është zbuluar edhe një tjetër bisedë, ku njëra nga vajzat e mitura flet me një klient, duke i thënë se ajo ende nuk ka mbushur 18 vjeç, por ai i thotë se nuk është problem, madje e pyet edhe nëse do të konsumojë kokainë.

Biseda:

E mitura: Hej, më dëgjo, të thashë që jam 17. Nuk jam ende 18 vjeç

Klienti: Epo, edhe sikur të ishe 16 vjeç, nuk do të kisha problem. Tnë fakt jam pak i acaruar që me kë bërë bllok… a pi? A të të sjell ndonjë gjë?

E mitura: Jo, nuk pi

Klienti: OK, kam vetëm të zezë por kam edhe kokainë për vazjat që duan. Sot do të shkosh herët në shtëpi, çfarë ka?

E mitura: Ku të shkojmë? Nuk kemi para për taksi.

Klienti: Ku jeni tani?

E mitura: Gazi.

Klienti: OK, ikim Gazi, shkojmë në hotel. Te filloj…

E mitura: Mirë. A do t’i keni me vete 200 euro?

Klienti: Dërgo një foto, a më dëgjon?

E mitura: Nesër.

Klienti: Në rregull, por do të sjellësh edhe të shoqen, mirë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...