25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Rruga për në rinas vetëm me një sens lëvizje, banorët e zonës dalin ne protestë

Duke nisur nga data 1 maj qarkullimi i automjeteve drejt aeroportit te Rinasit do të jetë vetëm me një sens levizjeje.

Thënë ndryshe, kushdo që dëshiron të shkojë në Rinas, duhet të ndjekë rrugën normale: Autostradë – Qafë-Kashar – Aeroport.

Ndërsa ata që vijnë nga veriu drejt Rinasit, duhet të kalojnë nga Fushë-Kruja në Vorë, më pas në Qafe-Kashar, për t’u kthyer drejt Aeroportit, ose për të ardhur në Tiranë.

Ndërkohë banorët e zonës kanë dalë në protestë duke kërkuar që shteti të ndërhyjë që ti japë zgjidhje.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë që ta anuloj këtë vendim, pasi i ka penalizuar në veprimtaritë e përditshme, duke përmendur se për të dërguar fëmijët në shkollë, duhet të bëjnë dy orë rrugë, si dhe e kanë të pamundur aksesimin e varrezave.

“Ca të bëj unë, shkolla është e izoluar, shteti ti japi zgjidhje. I bie të ikin në këmbë. Të shkojnë në punë dhe në varreza. Për cfarë arsye?”

“Shteti të marrë masa ose na keni këtu përditë”.

Ndërkohë kanë arritur edhe forcat e FNSH për të larguar banorët, të cilët kanë thënë se kanë dalë në këtë protestë në mënyrë paqësore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...