10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Rusët në amerikë kërkojnë hetime të thella për vdekjen e kundërshtarit të Putin në burg

Nikita Kharchenko mbërriti në SHBA si refugjat nga Rusia rreth një vit më parë, duke i shpëtuar përndjekjes politike. Ai thotë se nuk ishte aq i guximshëm sa udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny, i cili ishte i patrembur për të shprehur kritikat ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Navalny u kthye në Rusi pas helmimit të tij në vitin 2021, shkoi në burg dhe e pagoi me jetë. “Edhe sikur të mos ishte një vrasje e qëllimshme, siç u përpoqën ta helmonin më parë, nuk mendoj se dikush dyshon se Putini tregoi me veprimet e tij një qëllim të drejtpërdrejtë për të shkatërruar Navalny-n në burg përfundimisht, ose për të shkaktuar vdekjen e tij drejtpërdrejt”, thotë Nikita Kharchenko.

Kharchenko ishte një nga rreth 500 protestuesit që u mblodhën të premten mbrëma në Beverly Hills në Los Anxhelos për të nderuar kujtimin e Navalny-t dhe për të kërkuar një hetim të duhur për vdekjen e tij. Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg kur u raportua se ndihej i sëmurë pas një shëtitje, humbi ndjenjat dhe vdiq, sipas Shërbimit të burgjeve të Rusisë.

Vetëm një ditë para se të ndërronte jetë, Navalny u pa duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka gjatë një seance në gjykatë që u mbajt përmes videokonferencës. Protestuesit thonë se Navalny u eliminua si kreu i opozitës ruse një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit, ku Putin pritet të fitojë dhe të qëndrojë edhe gjashtë vite të tjera në pushtet.

Ata donin të destabilizonin opozitën, të na paralizojnë. Kështu ne nuk mund të vazhdojmë të inkurajojmë njerëzit që të votojnë kundër Putinit, kështu që ne i kemi duart bosh, nuk mund të vazhdojmë të luftojmë sepse për shumë njerëz, me vdekjen e Alexey-t, u shua shpresa për një Rusi më të mirë”, thotë Antonina Zemlianskaia, organizatore e protestës. Diaspora ruse ishte në rrugët e qyteteve në mbarë botën pas lajmit për vdekjen e Navalny-t. Qindra persona u mblodhën para ambasadës ruse në Uashington.

Sot është një ditë shumë tragjike, sepse Navalny ishte një simbol i rezistencës, një simbol i heroizmit, heroizmit rus… Ai ishte një person për të cilin mund të thuash: “Po, rusët po rezistojnë dhe nuk po e pranojnë atë regjim”, thotë Ekaterina Gromova, protestuese në Uashington. Vdekja e Navalny-t ka ndikuar shumë tek rusët thotë një protestues në Los Anxhelos.

“Ai gjithmonë kishte ndjenjën e humorit, ishte gjithmonë i buzëqeshur, edhe në kohën më të vështirë. Kjo është ajo që më frymëzon. Unë kurrë nuk kam takuar një person në historinë moderne, i cili mund të sillet si ai”, thotë Oleg Shipovskii, protestues në Los Anxhelos. Protestuesit thonë se ata e dinë rrugën që do të ndjekin edhe me vdekjen e udhëheqësit të opozitës Alexey Navalny, pasi ky i fundit e kishte parashikuar fundin e tij në një film dokumentar që

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...