26.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Rusia planifikon të sulmojë hidrocentralin Kakhovka”,Zelensky i bë thirrje botës që të lëviz më shpejt

Rusët po planifikojnë të sulmojnë hidrocentralin Kakhovka, tha presidenti ukrainas gjatë fjalimit të natës. Volodymyr Zelensky i bëri thirrje botës që të lëvizë shpejt për të parandaluar një fatkeqësi.

“Sipas informacioneve tona, agregatet dhe diga e HEC-it Kakhovka janë minuar nga terroristët rusë”, tha ai.

“Tani të gjithë në botë duhet të veprojnë fuqishëm dhe shpejt për të parandaluar një sulm të ri terrorist rus. Shkatërrimi i digës do të nënkuptonte një katastrofë në shkallë të gjerë”, deklaroi i pari i shtetit ukrainas.

Ai shtoi se “tani duhet të gjithë së bashku – të gjithë evropianët, të gjithë liderët botërorë, të gjitha organizatat ndërkombëtare – t’ia bëjmë të qartë shtetit terrorist se një sulm i tillë terrorist në HEC-in Kakhovka do të thotë saktësisht njësoj si përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë”.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Zvicrës që të mos qëndrojë neutrale në konflikt, pas bisedimeve me presidentin e Zvicrës, i cili arriti sot në Kiev.

“Ne diskutuam gjithashtu çështjen e kompensimit për dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga terrori rus. Jam mirënjohës që asetet ruse me vlerë 6.5 miliardë dollarë tashmë janë ngrirë. Kjo punë duhet të vazhdojë. Dhe kjo është diçka në të cilën edhe Zvicra nuk duhet të qëndrojë moralisht neutrale. Mundësitë e Zvicrës për të ndihmuar me dixhitalizimin në Ukrainë dhe restaurimin e sistemeve të telekomunikacionit në territoret e çliruara u diskutuan veçmas dhe në mënyrë thelbësore”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...