18.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

“Rusia po përgatitet të mbajë votime për pavarësinë në territorin e pushtuar”,zyrtari amerikan bën lajmërimin

Një zyrtar i lartë amerikan ka paralajmëruar se Rusia po përgatitet të mbajë votime për pavarësinë në territorin e pushtuar në Ukrainën lindore, veprim që ai e përshkroi si mashtrim.

“Sipas raporteve më të fundit, ne besojmë se Rusia do të përpiqet të aneksojë Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut në Rusi”, tha Michael Carpenter, ambasadori i SHBA në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

“Raportet thonë se Rusia planifikon të projektojë referendume pas anëtarësimit diku nga mesi i majit”, shtoi ai.

Pseudo referendumet janë diçka për të cilën Presidenti Zelensky ka paralajmëruar në të kaluarën. Sakaq, në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se njeh pavarësinë e dy rajoneve separatiste.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT