33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Shkon me plagë të rënda në urgjencë, vdes 26-vjeçari nga Suhareka, policia vazhdon hetimet për vdekjen e dyshimtë

Faton Haxhaj, një 26-vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës ka vdekur dje. Ai ishte dërguar në Emergjencën e Suharekës me plagë të rënda trupore, të cilave s’ka arritur t’ju mbijetojë. Afër shtëpisë së tij, Policia ka gjetur një kallash. Express jus jell një përmbledhje të krejt asaj që dihet tash tash për këtë rast.

“Vdekje e dyshimtë”, është cilësuar nga Policia vdekja e 26-vjeçarit nga fshatit Greikoc i Suharekës.

Ai ishte pranuar në Qendrën Emergjente të Suharekës rreth orës 15:05, me lëndime trupore që dyshohet se ishin shkaktuar nga arma e zjarrit.

Këtyre plagëve s’ka mundur t’ju mbijetojë i riu. E kur Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, afër shtëpisë së viktimës është gjetur një kallash.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar Gashi.

Pas vdekjes së tij, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.

Ajo ka zbuluar se 26-vjeçari ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

Bytyqi e cila vjen nga kjo komunë shtoi se Haxhaj ishte djalë punëtor e aktivist i pashembullt.

“Pikëllues dhe i rëndë lajmi për vdekjen tragjike të Faton Haxhaj, djalit të dëshmorit Haxhi Haxhaj nga Grekoci i Suharekës. Fatoni ishte një djalë punëtor, i dashur e aktivist i pashembullt. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Dritë të pastë shpirti Faton!”, ”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...